INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim: Pse tek femrat mund të gjesh më shumë mbështetje sesa tek meshkujt?

Studim: Pse tek femrat mund të gjesh më shumë mbështetje sesa tek meshkujt?

Publikuar më: 15:28 19-09-2017

Meshkujt janë më të ndjeshëm ndaj stresit, ndaj kanë vështirësi ta përballojnë. Për këtë arsye bëhen më kritikë, më pak mbështetës, mbi të gjitha kur partnerja shpreh ndjenjat e saj. Ky është përfundimi i një studimi të bërë në Zyrih, falë mbështetjes së Fondacionit “Swiss National Science”. Një ekip studiuesish ka analizuar 189 çifte, të cilët ishin të lidhur prej më shumë se katër vitesh. Çiftet u ndanë në tre grupe eksperimentale, ku ose femra ose mashkulli ose të dy partnerët së bashku përballeshin me stres të lartë. Rezultatet tregojnë se nën stres femrat u treguan më mbështetëse kundrejt partnerëve të tyre, të cilët shfaqnin ankth e mërzi. Meshkujt prodhuan një numër më të madh komentesh negative, duke u treguar kështu më pak të aftë për ndërveprime pozitive e mbështetëse për partneret e tyre.

Sipas studiuesve, të kuptoni se çfarë roli luan stresi në brendësi të këtyre skenarëve mund të jetë një ndihmë për çiftin: është e rëndësishme të dini që stresi mund të shtojë nevojën për të qenë objekt reciprok përkujdesjeje në çift. Të mbështesni partnerin është thelbësore, pasi stresi ndikon me aftësinë për të qenë në kontakt me nevojat e tij. Në përfundim, disa çifte mund të përballen me këtë sfidë dhe të vendosin të kërkojnë me forcë më shumë afërsi, pikërisht në momentin e stresit për të minimizuar efektet negative mbi marrëdhënien.

Article Logic
Execution time: 0.0032880306243896