INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Studim për klimën. Në Tiranë e pamundur të jetosh pa kondicioner[VIDEO]

Publikuar më: 12:35 16-08-2018

Ngrohja globale ka bërë që gjithë e më shumë moti të jetë i paparashikueshëm. Në mes të verës bie shi dhe në dimër ka ditë me diell të fortë. Po shumë ekspertë mendojnë se gjithësesi ngrohja gobale ka bërë që në shtete ku kanë ekzistuar të katërta stinët po sfumohen në dy. Këtu bën pjesë vitet e fundit dhe Shqipëria. The Guardian ka bërë një analizë në lidhje me disa kryeqytete në botë dhe rezulton se banorët e Tiranës, nga ndryshimet klimaterike e kanë të pamundur të jetojnë pa kondicionerë si në dimër ashtu dhe në verë. 

Sipas analizës në muajin më të nxehtë mesatarja ditore në Tiranë është 32.7 gradë celsius. Ditët në muajin më të ftohtë zakonisht vendosen rreth 7.2 C por mund të arrijnë një mesatare 2.2 gradë celsius.
Të dhënat sugjerojnë se në vijim, më shumë njerëz do të bëhen ‘të varur’ nga ajri i kondicionuar, sidomos në qytete ku aktualisht ende konsiderohet si një luks.
“Nëse përballemi me sfidën nëpërmjet përpjekjeve ndërkombëtare, projektimit për qytete më të freskëta, ose duke u zhvendosur në ato qytete që janë natyrisht të butë, është e qartë se të gjithë do të duhet të mendojmë më shumë rreth ngrohjes në shekullin e ardhshëm.”- përfundon artikulli.

Article Logic
Execution time: 0.0030138492584229