INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim mbi vetëvlerësimin/ Meshkujt “mburren” më shumë për inteligjencën

Studim mbi vetëvlerësimin/ Meshkujt “mburren” më shumë për inteligjencën

Publikuar më: 16:08 05-04-2018

Burrat mbivlerësojnë më shumë vetën kur vjen puna për të gjykuar inteligjencën e tyre në krahasim me femrat.

Një studim i fundit nga universiteti i Arizonës ka studiuar vlerësimin që kanë për veten meshkujt dhe femrat.

Të dhënat treguan se femrat kishin një nënvlerësim për veten e tyre, ndërsa tek meshkujt ndodh e kundërta.

Studiuesit i bazuan analizat e tyre në disa sondazhe me studentët e shkencave ekzakte, shkruan intv,al

Studentëve ju kërkua të vlerësonin nga 1 deri në 10 intelegjiencën e tyre në krahasim me klasën dhe në krahasim me mikun e tyre të afërt.

Si rezultat meshkujt në 66% të rasteve raportuan se ishin më inteligjentë përkundrejt femrave që vetëvlerësoheshin në 54% të rasteve.

Mirëpo kur meshkujt u pyetën se kush ishin më inteligjent femrat apo meshkujt në shkencat ekzakte shumica e tyre raportuan se ishin ata.

Katelyn Cooper udhëheqësja e studimit i komentoi këto rezultate si të dobishme për të shmangur nënvlerësimin e femrave në shoqëri dhe në ndarjen e profesioneve.

Ajo shpjegon se shumicat e vajzave mendojnë se nuk janë të afta për degët shkencore dhe se kjo është diçka e gabuar pasi niveli i inteligjencës është diçka e lindur dhe karakteristik që nuk përcaktohet nga gjinia./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109