INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Studim, gjysma e shqiptarëve duan të braktisin vendin[VIDEO]

Publikuar më: 09:19 11-10-2017

Sipas anketimit të fundit të Barometrit të Ballkanit, 50% e shqiptarëve duan të lënë vendin. Kjo e dhënë e trishtë nga viti në vit është rritur, nëse në 2016 ajo ishte 48% këtë vit rezulton 50%.

Shqiptarët bashkë me boshnjakët renditen të parët në rajon me dëshirën e lartë për lënë vendin. Por ndryshe nga Shqipëria në Bosnjë, ritmi i dëshirës për të lënë vendin ka rënë në tre vitet e fundit. Në vitin 2015, 58% e boshnjakëve dëshironin të jetonin dhe punonin jashtë, ndërsa në 2017 duan të largohen vetëm 50%. Bie në sy se tendenca e shqiptarëve u rrit ndjeshëm pas heqjes së vizave. Heqja e vizave ka pasur një efekt të ngjashëm edhe në rajon por jo në të njëjtën masë si në vendin tonë. Shqipëria ka nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë dhe është ndër vendet më të varfra në rajon dhe këto kushte e justifikojnë me sa duket dëshirën për tu larguar për një jetë më të mirë. 

Edhe sipas EUROSTAT në tremujorin e dytë të këtij viti 6.000 shqiptarë aplikuan rishtas për azil, duke u renditur të gjashtit pas vendeve të lindjes së mesme dhe atyre afrikane për numrin e lartë të azilkërkuesve.
Numri i kërkesave të shqiptareve ishte më i lartë në krahasim me tremujorin e parë ku ishin shënuar 5400 të tilla. Në total numri i azilkërkuesve shqiptarë në BE për gjashtëmujorin e parë 2017 arriti në 11.400 persona.

Article Logic
Execution time: 0.0033509731292725