INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim/ Futbolli dëmton trurin [VIDEO]

Studim/ Futbolli dëmton trurin [VIDEO]

Publikuar më: 15:47 23-11-2017

Shoqata e futbollit ka njoftuar se në Janar të 2018 do nisi një studim për efektet që ka futbolli në trurin e një njeriut.

Ky studim është konsideruar shumë i nevojshëm pasi janë hedhur shpesh hipoteza që futbolli dëmton trurin.

Jeff Astle lojtar i West Bron u diagnostikua më çrregullim kronikë dhe të vazhdushëm të trurit, duke i sjell atij ndryshim personaliteti, çrregullim kujtese dhe arsyetim të dobët, sëmundje e cila në vitin 2002 i mori dhe jetën në moshën 59 vjeçare.

Pas vdekjes së tij mjekët dolën në përfundimin se shkaktar për sëmundjen që Astle ishte futbolli, pavarësisht së FA dhe PFA e rrëzuan poshtë për mungesë të dhënash.

Megjithatë ata e panë të domosdoshme ndërmarrjen e një kërkim për të kuptuar më gjerësisht ndikimet që mund të ketë futbolli në organizmin e një lojtari.

Shefi ekzekutiv i FA, Martin Glenn, deklaroi se "Demenca" mund të ketë një efekt shkatërrues dhe, si organi qeverisës i futbollit anglez janë të detyruar të kryejnë një studim të ri të rëndësishëm në mënyrë që të kuptojnë plotësisht nëse ekzistojnë rreziqe që vijnë nga loja e futbollit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107