INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim: Autizmi mund të jetë i lidhur me mungesën e vitaminës D tek nënat

Studim: Autizmi mund të jetë i lidhur me mungesën e vitaminës D tek nënat

Publikuar më: 10:40 14-12-2016

Studimet australiane kanë zbuluar një lidhje mes vitaminës D dhe autizmit.

Autizmi është çrregullim neurobiologjik që veçohet me vështirësi në komunikim, ndërveprimi shoqëror dhe sjellje të përsëritura dhe rreze të kufizuar interesash. Nëse nënat kanë një mungesë të theksuar vitamine D gjatë shtatëzanisë ka më shumë gjasa që fëmijët të lindin autikë. Sipas drejtuesit të studimit, profesor John McGrath nga universiteti i Queensland, vitamina D mund të zvoglojë shanset e autizmit. Në studim u morën mostra gjaku nga më shumë se 4.000 femra shtatzëna dhe fëmijëve të tyre. Femrat shtatzanë të cilat kishin nivele të ulta të vitaminës D deri në javën e 20-të kishte më shumë gjasa që fëmijët e tyre të zhvillonin simptomat e autizmit në moshën 6 vjeçare. 

Article Logic
Execution time: 0.0032138824462891