INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentja e zhgënjyer nga premtimet e qeverisë në protestë, ''na varin një trastë në shpinë që të ikim''

Studentja e zhgënjyer nga premtimet e qeverisë në protestë, ''na varin një trastë në shpinë që të ikim''

Publikuar më: 10:12 03-04-2019

Një studente plot guxim ka dalë sot në protestë. Ajo është prezantuar me emër dhe mbiemër dhe është shprehur e zhgënjyer nga qeveria, pasi kur protestoi me studentët në dhjetor shumë kërkesa që Ministria e Arsimit mori përsipër, që t’ja u zgjidhte nuk u realizuan. 

Ja ç’tha studentja: “Quhem Klarisa Rexhvelaj, unë jam nga ata studentë që protestuan për muaj me radhë kundër reformave të kësaj qeverie. Sot po ndihem si parazit në shtëpinë time, sepse prindërit e mi nuk kanë mundësi të më paguajnë shkollën në Tiranë. Ata heqin kafshatën për ne...
Kjo qeveri pretendon që të na varë një trastë në shpinë dhe të ikim.
Sot jam këtu si pasardhësve e atyre që luftuan për një Shqipëri si gjithë Europa. Kam një lutje: Kapeni njerin tjetrin nga dora dhe thoni: Kam vendosur të rri këtu dhe ta shemb njëherë e mirë, bishën komuniste!”

Article Logic
Execution time: 0.0030579566955566