INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studenti-Ramës: Kemi rektor që na tregon këllqet

Studenti-Ramës: Kemi rektor që na tregon këllqet

Publikuar më: 12:25 18-12-2018

Në takimin e kryeministrit Edi Rama në Universitetin Bujqësor është shënuar një tjetër përplasje. Një student iu referua fjalëve të rektorit, i cili më parë tha se, “S’kam këllqe” t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve dhe pikave të parashtruara nga studentët. “Na falni për edukatën, se kaq formim kemi. Se kemi një rektor që na tregon këllqet se sa i ka këtu”, tha student.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama gjatë këtij takimi me studentë të Universitetit Bujqësor disa herë përsëriti se studentët nuk dinë të dialogojnë, duke sjellë një mesazh që ai kishte marrë nga një zonjë që i thoshtë se, “Kam dy (studentë) në shtëpi dhe kam katër vjet që nuk bëjmë dialog sepse shohin telefonin e qeshin”.

Rama gjatë fjalës tha se disa prej kërkesave të studentëve janë të realizushme e disa jo, duke treguar edhe arsyetimet. Por po i njëti student iu drejtua: “Thoni që i dimë problemet se kush janë por nuk shohim të adresohet asgjë. Kur i dinit problemet çfarë kërkoni prej nesh? Këto që thoni, do bëhen apo do të jenë si karta e studentit?”.

Article Logic
Execution time: 0.0029489994049072