INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studenti i kërkon llokume ministres për martesën në prani të Ramës

Studenti i kërkon llokume ministres për martesën në prani të Ramës

Publikuar më: 11:35 08-04-2019

Ministrja e Arsimit, Besa Shahani nuk po bën muaj mjali, pas martese. Ajo është rikhtyer menjëherë në punë dhe këtë të hënë është në një takim mbi programin kombëtar për praktikat e punës, ku i pranishëm është dhe kryeministri Edi Rama.

Në këtë takim një student përfitoi nga pjesëmarrja për të uruar ministren Shahani por edhe t'i kërkojë llokumin për martesën. “Presim llokumin”, tha i riu. Ministrja e Arsimit e falenderoi për urimin por nuk i premtoi llokumin.

Ministrja e Arsimit i ka dhënë fund beqarisë ditën e djeshme. Ajo ka lidhur kurorë me deputetin Dardan Molliqaj, njëherësh sekretar organizativ në Vetëvendosje. Ceremonia është bërë në një nga restorantet e periferisë së Tiranës.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0072441101074219
    array(1) { ["section"]=> string(72) "studenti-i-kerkon-llokume-ministres-per-martesen-ne-prani-te-rames-90883" }