INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët shqiptarë braktisin Italinë, zgjedhin Turqinë për t’u arsimuar

Studentët shqiptarë braktisin Italinë, zgjedhin Turqinë për t’u arsimuar

Publikuar më: 13:54 19-11-2018

Afro 30% e maturantëve këtë vit zgjodhën të studiojnë jashtë vendit. Po ku shkuan ata? Studentët shqiptarë vite më parë preferonin shtetin italian apo atë grek, por së fundmi po shihet një tendencë në rritje për të ndjekur arsimin e lartë në Turqi. 

Konkretisht, gjatë vitit 2016 janë 886 studentë që kanë zgjedhur të studiojnë në Turqi, ndërsa dy vjet më parë kjo shifër ishte 644 studentë, 242 më shumë se në vitin 2014.


Po edhe pse Turqia ka marrë vëmendje të shtuar të të rinjve shqiptarë sërish Italia edhe pse në shifra më të ulëta mban numrin një.

Në vitin 2016 universitetet italiane u zgjodhën nga 10.724 studentë, ndërsa dy vjet më parë ishin 11.429 studentë, pra një diferencë e madhe me 705 studentë.

Po kështu ka rënie të atyre që pëlqejnë për studim Greqinë. Ndërsa në Britani nuk ka patur shumë ndryshime. Vërehet një intres i shtuar dhe për Austrinë, nga 285 studentë në 2015 shifra ka shkuar në 2016, 326.
Edhe Bullgaria gjithashtu ka një numër të konsiderueshëm studentësh, që kalojnë shifrën 200. Ndërkohë, luhatje në shifra ka për Francën por sërish janë mbi 400 studentë shqiptarë, që zgjedhin universitete e këtij shteti për t’u arsimuar.
Në shifra të përgjithshme numërohen rreth 15 500 studentë shqiptarë, të cilët kanë zgjedhur universitet e BE dhe ato të vendeve kandidate për t’u anëtarësuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.004580020904541