INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Studentët në protestë, tarifat e larta “mbushin” xhepat e politikanëve! Reagon Ministria e Arsimit...[FOTOVIDEO]

Publikuar më: 12:32 24-01-2018

Studentë nga i gjithë vendi, që s’po përballojnë dot pagesat e shkollimit kanë dalë në protestë. Ata janë mbledhur tek Korpusi Universitar dhe kanë marshuar përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit drejt Kryeminsitrisë. Me thirrje dhe pankarta në duar ata thonë se: “Nuk paguajmë për jaguarë, restorante, udhëtime...Mjaft na zhvatët xhepat tanë, ne nuk jemi bankomat për reforma e tregtarë që gjithçka na e kanë marrë, që na lanë në varfëri, pa punë, pa dije, pa rini”.

Studentët dhe profesorët e Lëvizjes për Universitetin që janë dhe promotorët e kësaj proteste me autopalant në duar kanë kërkuar përgjysmim të tarifave në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve. Po kështu dhe heqjen e barrës financiare për çertifikimin e gjuhës së huaj si dhe të mos paguajnë për provimet e mbartura.

Pas protestës ka reaguar dhe Ministria e Arsimit, e cila pohon se në kuadër të autonomisë universitare tarifat nuk vendosën më nga qeveria, por nga vetë universitetet, edhe pse të paktën për nivelin e parë këto 4 vjet nuk janë rritur. Po kështu institucionet e arsimit të lartë vendosin vetë që studentët ngelës të paguajnë tarifë të dyfishtë kur ngelin dhe përsëritin vitin.

un_lok.jpg

univvok.jpg

studdddok.jpg

studdddiok.jpg

studok.jpg

studddppp.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030088424682617