INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
STOP basteve, Rama: Portalet të heqin reklamat, mos të kemi llafe pastaj

STOP basteve, Rama: Portalet të heqin reklamat, mos të kemi llafe pastaj

Publikuar më: 11:33 10-10-2018

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama foli me ashpërsi për lojërat e fatit, duke i parlajmëruar biznesmenët në këtë fushë se që nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen kazinosh e llotosh në zonat e banuara.
Ai gjithashtu rezervoi një paralajmërim për mediat, duke bërë thirrje që “brenda 24 orësh të heqin të gjithë reklamat e basteve sportive nga radiot, portalet apo televizionet” dhe i kërkoi AMA-s të monitorojë procesin.

Mëngjesin e sotëm kryeministri i është rikthyer sërish “kërcënimit” të djeshëm, duke i sinjalizuar portalet që të heqin sa më shpejt të jetë e mundur reklamat e basteve.

“Bastet e kazinote elektronike do të dalin jashtë ligjit në 31 dhjetor. Ama çdo reklamim i tyre në çdo lloj media, është i jashtëligjshëm. Portalet që kanë ende reklama të tilla t’i heqin vetë se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre! Mos kemi llafe për lirinë e shtypit pastaj”, shkruan Rama në Twitter.

Article Logic
Execution time: 0.0037508010864258