INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Stinët janë ''ngatërruar'' keq! Rikthehet dëbora në veri[VIDEO]

Publikuar më: 09:11 22-03-2018

Moti sot na çudit sërisht, pasi në shumë zona të vendit duket se dimri u rikthye. Një fakt kokëfortë është ajo që ka ndodhur në veri, ku gjithçka është zbardhur. Në Kukës ka rënë dhe sasia me e madhe e dëborës afro 20 - 40 centimetra. Reshje intensive të dëborës kanë rënë pothuajse gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të bien ende, jo vetëm në rrethinat e Kukësit, por edhe brenda në qytet.
Reshjet e dëborës janë shoqëruar me erëra të forta dhe në Tropojë dhe zona të thella të Dibrës. Temperaturat e ulëta dhe dëbora kanë sjellë vështirësi për qarkullimin e mjeteve, pasi ka prezencë edhe të akullit në disa akse. Mësohet se Rruga e Kombit është e qarkullueshme, ndërsa rrugët rurale janë pjesërisht të bllokuara. Reshjet e shumta kanë sjellë shembjen e një shpati mali në afërsi të Rrugës së Kombit duke dëmtuar dhe disa biznese aty pranë. Edhe aksi rrugor Bulqizë-Peshkopi kalohet pa zinxhirë, por me vështirësi për shkak të erës së fortë dhe ngricave.
Ndërsa në zona të tjera të vendit shiu ra rifilluar dhe në Qarkun e Shkodrës situata vijon që të jetë shumë problematike nga përmbytjet. Banorët e Oboti edhe Dajçi dhe të shumë fshatrave të tjerë janë ende të bllokuar. Të vetmet mjete që qarkullojnë në këto zona janë të ushtrisë.
Në këtë qark janë mbi 4 mijë hektarë tokë e përmbytur dhe rreth 250 banesa të rrethuara nga uji. Afro 70 persona janë evakuar dhe janë strehuar nëpër konvikte.
Në Velipojë, banorët japin alarmin, pasi rrezikon që të çahet argjinatura nga prurjet. Banorët kërkojnë ndihmën e ushtrisë për të ndërhyrë. Gjithësesi lajmet për sot s’janë aspak të mira për qytete që kanë javë të përmbytura, pasi shiu do të jetë prezent edhe gjatë mbrëmjes.

Article Logic
Execution time: 0.0031981468200684