INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sipas stastikave, kush ka fituar më shumë Milan apo Inter?

Sipas stastikave, kush ka fituar më shumë Milan apo Inter?

Publikuar më: 16:31 21-10-2018

Derbi i Milanos është një nga të preferuarit e fansave dhe sigurisht përveç asaj çka pritet të ndodhë në mbrëmjen e sotshme, statistikat e ndeshjeve të kaluara janë gjithashtu interesante për t’i hedhur një sy se si ka evoluar historia e këtij derbi.

Ky do të jetë derbi numër 167 në Serinë A. në total, në 221 ndeshjet e luajtura, Interi kryeson lehtësisht me vetëm dy fitore më shumë, 78 përkundrejt 76 të Milanit, ndërsa plot 67 herë derbi është mbyllur pa fitues. Edhe në këtë rast, diferenca në gola është vetëm dy, 199 ka shënuar Interi dhe 197 Milani.

Vlen të theksohet, se Milani rreth 8 vite që nuk fiton derbin, kur pritës është Interi, ndërsa Spalletti nuk humb një ndeshje ndaj kuqezinjve, që nga maji i 2006-ës, në atë Roma-Milan 1-2.

Shohim pra se Interi ka një avantazhim të lehtë nga këto statsitika, por sonte mund të presim gjithçka.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032119750976562