Barcelona bën detyrën me Valencian, Roma mund Sassuolon, PSG përmbys Lyonin

Mar 20, 2017

Fundjava në mbrëmje dhuroi gola dhe spektakël në kampionatet elitare të Evropës. Barcelona mundi

Valencian në një ndeshje me gola. Të parët në avantazh kaluan miqtë nga Valencia, ndërkohë që Barcelona riktheu avantazhin, por në sekondat e fundit të pjesë së parë ishte Munir që mbylli në 2-2 pjesën e parë. Valencia i luajti 45 minutat e dyta me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të marrë nga Mangala. Më pas gjithcka ishte e lehtë për katalanasit që e mbyllin ndeshjen me rezultatin 4-2. Barceloan renditet e dyta në kampionatin spanjoll me 63 pikë, 2 më pak se kryesuesit e Realit të Madridit.

Roma mori një fitore të rëndësishme ndaj Sassuolos në Olimpico. Të besuarit e Spalletit e panë vetën në disavantazh në fillim të pjesës së parë, pas golit të Defrel, por reagimi ishte i menjëhershëm, duke e përbysuar rezultatin në 2-1. Në pjesën e dytë e kish rradhën edhe Dzeko të shënonte golin e 3, për ti dhën Romës 3 pikë të vlefshme në garën për një vend në Champions League.

Në kampionatin francez PSG mori një fitore me vlerë kundër Lyonit me rezultatin 2-1 duke mbajtur hapin e Monacos kryesuese. Golat u shënuan që në pjesën e parë të ndeshjes. Parizienët renditen të dytet me 68 pikë.

radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll