Çfarë tha për 3jat Kristjan Prenga, kampioni i Evropës në kickbox [VIDEO]

Mar 19, 2017

Kristian Prenga është rikonfirmuar si kampion i Evropës në Kickbox për peshën 100 kilogram. Shtatlarti shqiptar mbrojti me sukses titullin e kampionit të Evropës të fituar një vit më parë në kickbox duke ruajtur gjerdanin e artë pasi mposhti rivalin e tij Sascha Brinkmann. Prenga ishte thjeshtë i papërmbajtshëm që në sekondat e para të sfidës dhe falë një goditjeje ‘middle-kick’ arriti të hidhte ‘knock-out’ kundërshtarin të cilit i theu dhe dorën. Një fitore fantastike kjo për Kristian Prengën, i cili një vit më parë, pas fitores më 19.02.2016 ndaj grekut Vasilis Karagiannidis, është shprehur për 3Jat në një intervistë për Rudin dhe Mateon se objektivi i rradhës është titulli Kampion Bote. Përveç profesionalizmit, Kristi ka lëshuar edhe disa batutat të cilat mund t’i ndiqni në intervistën e mëposhtme:

Urime Kristian Prenga! 

radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll