INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sporti më “trend” në Shqipëri, të rinjtë zgjedhin disiplinën e veçantë [VIDEO]

Sporti më “trend” në Shqipëri, të rinjtë zgjedhin disiplinën e veçantë [VIDEO]

Publikuar më: 12:18 29-11-2018

Kanotazhi është një sport pak i përhapur në vendin tonë por që po zhvillohet çdo ditë e më shumë. Sekretari i federatës së kanoes në Shqipëri, Renato Milova në intervistën për emisionin Adrenalinë në IN Tv tregoi shumë sekrete rreth këtij sporti.

“Kanotazhi është një sport që e bej për pasion dhe nuk më merr shumë kohë. Është një sport që po zhvillohet shumë dhe kjo gjë u vu re edhe në aktivitetin e fundit ku kishte shumë pjesmarrës”- tha Milova për IN Tv.

Për tu bërë pjesë e këtij sporti nuk ka kritere specifike por thjesht duhet të jesh tip sportive. Si në shumë sporte të tjera edhe në kanotazh meshkujt mbizotërojnë por ka dhe shumë femra që bëjnë këtë sport. Çdo ditë e më shumë po shtohen të rinjtë që po praktojnë kanoet dhe po kthehet në sportin “trend” të momentit u shpreh Milova për IN Tv.

Intervista e plotë:

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605