INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spiropali: Opozita po e bën betejën parlamentare në hotelet me 5 yje

Spiropali: Opozita po e bën betejën parlamentare në hotelet me 5 yje

Publikuar më: 12:23 08-09-2018

Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali bëri me dije se janë përcaktuar detyrat e reja në sekretariat.

Spiropali foli edhe për opozitën, duke theksuar se kjo e fundit ka vendosur ta bëjë betejën parlamentare në hotelet me 5 yje të Shqipërisë.

“Refuzojmë të bëhemi pjesë e sulmeve të opozitës, e cila fatkeqësisht ka zgjedhur që betejën parlamentare ta bëjë në hotelet me 5 yjs të qyteteve të Shqipërisë”, deklaroi Spiropali.

Për sa i përket përjashtimit të deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani ajo tha se nuk është folur me emra, por PS si parti politike dhe grupi parlamentar tashmë janë më kompakte.

Article Logic
Execution time: 0.0039830207824707