INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spiropali i përgjigjet Bashës: Ndërroje atë dreq pllake dhe harroje 30 qershorin...

Spiropali i përgjigjet Bashës: Ndërroje atë dreq pllake dhe harroje 30 qershorin...

Publikuar më: 12:57 16-07-2019

Pas deklaratave të bëra nga kreu i PD, pak më parë lidhur me zgjedhjet e 13 tetorit si dhe aksionin opozitar, ka reaguar dhe Elisa Spiropali.

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentit i është përgjigjur përmes një postimi në Twitter Bashës.

“Lulzim aman ndërro pllakën e gramafonit se s’dëgjohet më as ajo kënga monotone, po veç gërvishtjet e pllakës! Ndërroje atë dreq pllake dhe harroje 30 qershorin bashkë me Baba Xhiken se po të ikën edhe qershori 2021” shkruan Spiropali në Twitter.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, kreu i opozitës zhvilloi në takim edhe me Presidentin Ilir Meta në zyrën e këtij të fundit.

spiropali_twwwiter.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0033750534057617