INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spanja vuan ndaj Iranit, por Diego Costa i jep 3 pikët e arta [VIDEO]

Spanja vuan ndaj Iranit, por Diego Costa i jep 3 pikët e arta [VIDEO]

Publikuar më: 22:01 20-06-2018

Diego Costa i ka dhënë 3 pikë me shumë vlerë Spanjës në ndeshjen e dytë në grupin B. Dueli i luajtur në “Kazan Arena” ka dhuruar shume emocione, teksa Irani u ka treguar të gjithëve se në këtë Kupë Bote nuk ka asnjë kundërshtar të lehtë në letër, por në fund u fitua minimalisht 1-0.

Në 45 minutat e para iberikët vuajtën shumë mungesën e hapësirave, duke mos qenë thuajse asnjëherë të rrezikshëm. Diego Costa ishte tërësisht i izoluar në zonën kundërshtare, ndërkohë që Isco dhe David Silva nuk kanë mundur që të dhurojnë pasimin final për bomberin spanjoll. Irani tentoi në disa raste që të dilte rrezikshëm në kundërsulm, por deri më tani nuk kanë rrezikuar asnjëherë portën e De Geas. Fraksioni i dytë ndërkohë ishte krejtësisht i ndryshëm nga i pari, pasi Spanja u hodh e gjitha në sulm në kërkim të golit të avantazhit, i cili vjen në minutën e 54-t.

Diego Costa ishte me shumë fat pas një nga mbrojtësit i përplasi topin me këmbë, dhe më pas shkoi në rrjetë. Ky ishte goli i tretë për të në Kupën e Botës, pasi shënoi dopietë ndaj Portugalisë. Kundërpërgjigja e Iranit ishte e menjëhershme, teksa në minutën e 62-të shënuan golin e barazimit. Pas një goditje dënimi në zonën e spanjollëve, Ezatolahi përfiton nga një rrëmujë në zonë, duke mposhtur De Gean, por pozicioni i tij ishte jashtë loje, teksa një gjë e tillë u konfirmua edhe nga “VAR”.

Në fund janë spanjollët që buzëqeshin, por iranianët duhet të ndihen krenarë për disiplinën dhe shpirtin e garës që ka treguar në fushën e lojës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824