INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spanja fiton lehtësisht 3-0 ndaj Turqisë, siguron kualifikimin për në fazën tjetër [VIDEO]

Spanja fiton lehtësisht 3-0 ndaj Turqisë, siguron kualifikimin për në fazën tjetër [VIDEO]

Publikuar më: 23:04 17-06-2016

Spanja ka fituar edhe ndeshjen e dytë në këtë Europian, duke mposhtur Turqinë me rezultatin 3:0. Dopieta e Moratës, dhe një gol i Nolitos i dhanë fitoren spanjollëve ndaj një Turqie që nuk ka bërë asgjë për të merituar të paktën një pikë. Skuadra turke edhe këtë ndeshje, pas asaj me Kroacinë, tregoi që ka mjaft probleme në organizimin e reparteve të ekipit, duke bërë që të mos rrezikojnë në asnjë moment portën e spanjolle. Me 3 golat e sotëm Spanja bëhet kombëtarja e parë që shënon 3 gola në një ndeshje në këtë kompeticion si dhe gjithashtu siguron kualifikimin për në fazen finale të Europianit. E vetmja dilemë është nëse do të mbajë vendin e parë apo të dytë, pasi ndeshjen tjetër luan ndaj kombëtares tjetër të kualifikuar, Kroacisë. Çekia ndodhet në vendin e dytë me 2 pikë, ndërsa Turqia e fundit me 0 pikë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037920475006104