INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot vendimi për çeljen e negociatave. Çfarë pritet për Shqipërinë?

Sot vendimi për çeljen e negociatave. Çfarë pritet për Shqipërinë?

Publikuar më: 09:28 17-04-2018

Në Bruksel pritet që Komisioni Europian të publikojë progres raportin për ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria pret që të hapë negociatat, duke shënuar kështu një tjetër hap pozitiv drejt anëtarësimit në familjen e madhe evropiane. Sinjalet pozitive për Shqipërinë janë dhënë jo vetëm nga mediat ndërkombëtare por dhe nga eurodeputeti Eduard Kukan. Ndërkohë eurodeputeti Kukan ka thënë për DË se Shqipëria pritet të marrë rekomandimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Sipas informacioneve paraprake në progres raportet e Komisionit që pritet të dalin sot, Shqipëria dhe Maqedonia do të marrin këtë rekomandim.
Kukan një anëtar i Komiteti të Punëve të Jashtme të BE, dhe anëtar i Komitetit për Bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor i ka thënë DW se ai shpreson që këto dy vende kanë bërë progres thelbësor në rrugën e tyre drejt BE-së.

Sipas Kukan, Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria po ecën para me plotësimin e pesë prioriteteve kyçe në administratën publike, reformën në drejtësi, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Më herët gjatë vitit, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha se Shqipëria po mban ritmin e reformave, dhe Komisionit do të japë rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në 6 mujorin e parë të 2018. “Dhe duket se kjo do të ndodhë”, thotë Kukan.

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045