INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot Rama mbledh Kryesinë e PS, a do të ketë ndryshime në qeveri?

Sot Rama mbledh Kryesinë e PS, a do të ketë ndryshime në qeveri?

Publikuar më: 10:20 24-12-2018

Socialistët sot do të mbledhin Kryesinë.

Në këtë mbledhje do të analizohet puna e qeverisë në këtë vit të parë të mandatit të dytë qeverisës. Gjithashtu do të analizohet puna e drejtuesve të të gjitha niveleve.

Kjo mbledhje vjen pas protestës 17 ditore të studentëve. Në këtë pikë do të diskutohet edhe roli i FRESSH. Ndërsa pas katër ditësh, 28 dhjetor, PS mbledh Asamblenë Kombëtare, edhe kjo mbledhje e paparashikuar në kalendar. Vendimet që do marrë Kryesia sot, do të diskutohen në Asamblenë e PS-së.

Në media prej dy ditësh po flitet për ndryshime në qeveri por kjo pritet të shikohet. Surprizat nuk mund të përjashtohen.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029089450836182