INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot Rama bën letrën e 7-të publike por jo për Lulzim Bashën

Sot Rama bën letrën e 7-të publike por jo për Lulzim Bashën

Publikuar më: 08:22 01-06-2019

Kryeministri Edi Rama ka bërë letrën e 7-të publike por këtë herë nuk ia drejton Lulzim Bashës por demokratëve. Rama u thotë atyre se PD është arratisur nga misioni i saj. “Bashkëqytetarë demokratë, sot Partia Socialiste nis zyrtarisht fushatën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ndërsa partia të cilës ju i përkisni si anëtarë apo që e keni votuar, si mbështetës ose simpatizantë, nuk merr pjesë në këto zgjedhje. Fatkeqësisht, jo vetëm për ju po edhe për vendin, udhëheqja juaj politike ka hyrë në rrugën pa krye të frikës nga zgjedhjet, të panikut nga drejtësia dhe të kërcënimeve e të orvajtjeve të dëshpëruara, në dëm të Shqipërisë e të çdo shqiptari të interesuar për paqe sociale, zhvillim ekonomik, integrim të plotë të vendit në Bashkimin Europian”, shkruan ai.

Ai u përgjigjet demokratëve edhe nëse zgjedhjet pa opozitën janë apo jo demokratike. “Imagjinoni për një moment sikur zhvillimi i zgjedhjeve në këtë vend të varet nga do apo s’do opozita të bëhen! Mendje të lehta politike e mediatike, kanë rrahur së fundmi shumë ujë në havan, lidhur me sa e tmerrshme qenka të bëhen zgjedhjet pa opozitën dhe sa e thjeshtë qenka, që të shtyhet data e zgjedhjeve meqë s’do opozita! Sinqerisht ju them, po të ishte kaq e thjeshtë, do të isha unë i pari që do të merrja flamurin e shtyrjes së zgjedhjeve, sepse në fund të fundit do të parapëlqeja të përqëndrohesha non stop tek punët e qeverisë, pa qenë nevoja t’i bija rreth e përqark për fushatë Shqipërisë”, shkruan më tej Rama.
Duke theksuar edhe një herë se zgjedhjet do të bëhen, Rama u premton demokratëve në bashkitë e drejtuara nga përfaqësues të PD, se do të qeverisen më mirë pas 30 qershorit. “Në 30 qershor do të votohet në të 61 bashkitë e vendit. Ne do të bëjmë më të mirën për t’i dhënë Kukësit, Shkodrës, Kamzës, Lezhës, Devollit, Mallakastrës e me radhë bashkive blu, qeverisjen e munguar deri më sot, pavarësisht nëse ju do të dilni apo jo në votime”, vijon letra.

LETRËN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU: 

Article Logic
Execution time: 0.003061056137085