INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot premiera e ''The Brave'', filmi me në qendër Lazaratin [VIDEO]

Sot premiera e ''The Brave'', filmi me në qendër Lazaratin [VIDEO]

Publikuar më: 16:32 04-10-2018

DIGITALB sjell pranë publikut shqiptar premierën e filmit ‘’THE BRAVE’’, një produksion hollivudian shqiptaro-amerikan, me regji të William Kaufman.

DigitAlb prezanton filmin e zhanrit aksion “THE BRAVE” (Të Guximshmit) me regji te William Kaufman bashkëprodhuar nga DigitAlb, 3 Amigos, Mercury films dhe Cukali Films. Filmi sjell një kast të shkëlqyer aktorësh amerikanë, rusë e shqiptarë në një produksion me përmasa hollivudiane.
''The Brave“ është një film i frymëzuar nga ngjarjet e Lazaratit. Ai trajton luftën e një oficeri të pakorruptuar të policisë kundër mafias ndërkombëtare të hashashit që ka pushtuar një fshat shqiptar.
Regjisor: William Kaufman
Producentë Ekzekutivë: Issa Zaroui, Chad Pittman, Mark Crawford
Producent i Asociuar: Koloreto Cukali
Drejtor Fotografie: Mark Rutledge
Skenari: Marco Balsamo
Në Role: Armand Assante, Louis Mandylor, Ravshana Kurkova, Besart Kallaku, Ervin Bejleri, Mensur Safqiu, Gosha Kutsenko, Igor Jijikine, Salsano Rrapi, etj.

PREMIERA BOTËRORE e ''The Brave'' për publikun Shqiptar vjen më datë 4 tetor, ora 21:00 në Kinema Millenium, Tiranë.
Më pas, duke filluar nga data 5 tetor, filmi do të shfaqet në të gjitha kinematëe kryesore në Shqipëri dhe në Kosovë.
Gjatë muajit tetor filmi do të shfaqet edhe në kinematë e Rusisë, Europës Perëndimore dhe Italisë.

DIGITALB, me këtë rast, fton të gjitha mediat për prezencën e tyre gjatë fjalimit të rastit me datë 04 Tetor, ora 20:45-21:00, pranë kinema Millenium Tiranë.

Informacion mbi filmin:
William Kaufman e ka filluar karrierën me një film aksion indipendent, The Prodigy. Ky film u bë një sukses ndërkombëtar dhe më pas Will u kërkua menjëherë nga Sony Pictures për ët xhiurar filmin e suksesshëm The Hit List, ku luan fituesi i Oskarit Cuba Gooding Jr. dhe Cole Hauser. Më pas vijon një seri e suksesëshme filmash aksion, si „Saint and Sinners“ ku luajnë dhe 2 të nominuar për Oskar, Jurgen Prochnow dhe Tom Berenger. Ky film u shndërrua në një kult të zhanrit, dhe që atëherë William ka drejtuar vazhdimisht filma për studiot më të mëdha të Hollivudit.
Issa Zaroui, e nisi karrierën si manaxher sheshxhirimi për videokliope, reklama dhe filmash të mëdhenj si “Black Hawk Down” ku punoi me regjisorin Ridley Scott. Në 2006-n ai nisi të prodhonte reklama me buxhet të lartë në ShBA për kompani të mëdha si Intel, American Express, Bmw, Pepsi, Compaq, Budweiser, Chrysler, Sony, Coke, 7-Up, Microsoft, Nike, dheLevi's. Në të njëjtën kohë, iu përkushtua prodhimit të filmave, ndër ta suksese të mëdha komerciale si „Brigada 2“ (2010), „Burning Blue“ (2011), „The Final Witness“ 2012, „Bare Knuckle“ (2014). Ai shquhet për vizionin e tij në përzgjedhjen e temave, bashkëpunëtorëve, në aksesin që ka në industri dhe në respektin që gëzon mes aktorëve, shkrimtarëve e regjisorëve të Hollivudit.

Article Logic
Execution time: 0.0050210952758789