INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot ndërprerje të ujit në disa zona në Tiranë. Ja shkaku

Sot ndërprerje të ujit në disa zona në Tiranë. Ja shkaku

Publikuar më: 16:55 08-08-2017

Ujësjellësi i Tiranës ka paralajmëruar qytetarët së në orët në vazhdim do të ketë probleme me furnizimin me ujë të kryeqytetit. Në një njoftim të shpërndarë për mediat nga UKT bëhet e ditur dhe arsyeja se përse do të ketë ndërprerje të ujit në çezmat e qytetarëve. Ndërkohë janë bërë të ditur dhe zonat që do të preken nga kjo ndërprerje.
UKT:
“Për shkak të remontit që po kryen OSHEE në linjën e Stacionit të Qafmollës, i cili po punon i reduktuar, do të ketë probleme të furnizimit me ujë gjatë orëve të mbrëmjes së sotme në këto zona:
Sauk- Senatorium, Liqeni i Thatë, Tiranë e Re, Shkozë, Komuna e Parisit, Rruga e “Elbasanit”, Rruga “Tre Vëllezërit Konti”.
Falenderojmë qytetarët për mirëkuptimin!.”

Article Logic
Execution time: 0.0024428367614746