INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot, luhen dy takimet e fundit të Superiores! Skënderbeu ka shansin e artë për të...

Sot, luhen dy takimet e fundit të Superiores! Skënderbeu ka shansin e artë për të...

Publikuar më: 10:33 16-12-2018

Kategoria Superiore vazhdon me takimet e saj të fundit për javën e 17-të të kampionatit. Pas përballjeve të premten midis Partizani – Kukësi dhe të shtunën Midis Laçi – Tirana dhe Flamurtari – Kamza.

Partizani mori një barazim të vlefshëm ndaj Kukësit, që u tregua superior në lojë, ndërsa Tirana mori një humbje turpëruse ndaj laçianëve, duke mos vazhduar serinë e rezultateve pozitive.

Në ditën e sotme dy ndeshjet e fundit janë ato midis Kastriotit dhe Teutës, në orën 14:00, ndërsa në Korçë, Skënderbeu do të përballet me Luftëtarin. Skënderbeu tashmë ka shansin e artë të barazojë diferencën me kreun, ndërsa Teuta për të qenë një hap më pranë kupave të Europës.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994