INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot doli albumi i ri i Arctic Monkeys ! Eh, ç’tju themi domethënë… [VIDEO]

Sot doli albumi i ri i Arctic Monkeys ! Eh, ç’tju themi domethënë… [VIDEO]

Publikuar më: 15:43 11-05-2018

 

Mbas 5 vitesh pritjeje, më në fund Arctic Monkeys na kanë zbukuruar ditët me një album të ri!

Albumi i tyre i parafundit “AM”, është pritur shumë mirë nga fansat dhe këngët e tij kanë qenë ndër më të pëlqyerat, gjithmonë në krye të klasifikimeve.
Albumi i ri “Tranquility Base Hotel + Casino” premton të njejtën gjë.

Sot u lançua dhe sapo hapa sytë, hyra në Spotify për të dëgjuar këngët. U gozhdova aty pa folur për plotë 40 minuta, derisa të gjitha këngët mbaruan.

 

Albumi është i ngarkuar me referenca kulturore, gjë që këngëtari Alex Turner e ka të tijën dhe e ka bërë dhe më parë në projektet e tij të tjera, por tani janë vendosur në mënyrë të tillë që i bën të duken si një roman i shkurtër, ndryshe nga çdo strukturë tradicionale e shkrimit. Dhe kjo fjalë "tradicionale" është e rëndësishme për këdo që pyeti pse nuk kishte asnjë single të lëshuar përpara daljes së albumit - nuk ka singles në këtë album. Të paktën jo nga ato tradicionalet.

 

 

Herë pas here duket sikur Turner po përpiqet shumë të jetë i zgjuar, ose thjesht sikur ai flet në gjuhën e tij dhe ju nuk jeni të ftuar në shaka, gjë e cila mund t’a izolojë dëgjuesin. Por mbetet e këndshme nëse e dëgjon dhe e lë të rrjedhë. Alex thotë se: “U përpoqa të shkruaj një këngë për t’ju bërë të kuqeni, pork am një ndjesi që e gjithë gjëja rezultoi të ishte më e zgjuar se ç’duhet për të mirën e vet, njëlloj siç bën zhanri science fiction”.

 

Tekstet në secilën këngë janë të hallakatura, në stilin e “përroit të ndërgjegjies” së Joyce; si hyrjet e shkrimeve të ditarit të një klienti të hotelit. Ky është sigurisht koncepti i albumit.

Mbetet veç t’ju them të dëgjoni 11 këngët e reja dhe t’i shijoni në qetësi. Sepse dhe sikur të mos jeni në qetësi, është e padiskutueshme që vetë këngët do t’a krijojnë gjendjen për ju.

Article Logic
Execution time: 0.0040740966796875