INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sondazhi për punën e ministrit Xhafaj. Zaloshnja jep rezultatet ekskluzivisht për “Sokol Balla Live

Sondazhi për punën e ministrit Xhafaj. Zaloshnja jep rezultatet ekskluzivisht për “Sokol Balla Live"

Publikuar më: 19:39 23-05-2018

Me anë të një lidhje telefonike, Edmond Zaloshnja është bërë pjesë e emisionit radiofonik “Sokol Balla Live”, në IN Radio 105.7, ku ka treguar ekskluzivisht rezultatet e sondazhit të tij të fundit lidhur me ministrin Xhafaj.

“Rezultati doli sot në mëngjes, në fakt ishte një pyetje shumë konkrete dhe e drejtpërdrejtë njëkohësisht, ‘Çfarë vlerësimi keni për punën e ministrit Xhafaj’ dhe 2/3 kanë opinion ose pozitiv ose negativ ose neutral dhe vetëm 1/3 kanë opinion negativ”, është shprehur Zaloshnja.

Ky sondazh(elektronik) është më kampion kombëtarë dhe është plotësuar nga 1188 persona brenda 24 orëve nga e gjithë Shqipëria.

Rezultatet konkrete janë: 49% kanë opinion pozitiv për punën e ministrit Xhafaj, 19% kanë opinion neutral dhe 32% kanë opinion negativ. Duhet theksuar që ky sondazh është bërë pas skandalit të audio-përgjimit!

I pyetur nga Sokol Balla, se si i shpjegon këto rezultate, Zaloshnja ka thënë: "Nga eksperienca ime e gjatë në sondazhe unë konstatoj se është një pjesë e elektoratit shqiptar që kushdo të jetë ministër i caktuar nga Partia Socialiste do mendojë keq për të, nga ana tjetër është një pjesë e elektoratit që kushdo të caktohet ministër i brendshëm nga Partia Socialiste do mendojnë mirë për të”.

Zaloshnja për ta bërë më të qartë këtë sondazh, ka marrë edhe një element krahasues, çështjen e ministrit Tahiri, ku elektorati ishte ndarë; 40% opinion, 40% negativ, ndëra sipas sondazhit të fundit kemi; 49% opinion pozitiv, 19% neutral dhe 32% negativ. Sipas Zaloshnjës nëse krahasojmë Tahirin dhe Xhafajn, për Tahirin kuota shkon deri në 40% kurse për Xhafajn ngelet tek ai kufiri tradicional anti PS-së.

Punoi: Elton Cara

Article Logic
Execution time: 0.0049500465393066