INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sokol Balla është IN!

Sokol Balla është IN!

Publikuar më: 17:48 02-05-2018

Ai do të rikthehet në mikrofon, për të sjellë jo vetëm muzikë të mirë por dhe bisedë të mirë, për temat më ngacmuese, me personazhet më interesantë të aktualitetit të Tiranës.

Ka vendosur t’i rikthehet dashurisë së tij të vjetër dhe këtë do ta bëjë jo në një logo dosido, por në radion më IN të momentit apo siç e quan ai vetë “Në Radion më seksi të Tiranës”.

sokol_dikur.jpg

“Sokol Balla live” titullohet emisioni që do të transmetohet live, duke filluar nga 15 maji,çdo të martë dhe të mërkurë, nga ora 11:00 deri në 13:00, në IN radio 105.7 dhe në website www.intv.al. Emisioni do të transmetohet gjithashtu në rrjetet sociale të IN Tv, në Facebook dhe Instagram, ku ndjekësit do ta kenë të lehtë të përfshihen, të bëjnë pyetjet e tyre e të marrin përgjigje në kohë reale nga gazetari Balla. Emisioni do të jetë ndërveprues dhe kjo, sipas autorëve, është një prej pikave më të forta të këtij produksioni.

“Rikthehem pranë mikrofonit, flas me ty. Radio më seksi e Tiranës, Radio IN”, lajmëron vetë Sokol Balla ndjekësit besnikë, duke ftuar kështu dhe gjithë të apasionuarit e radios.

Kush thotë se radiot s’janë IN e ka krejt gabim. Sokol Balla, mendon krejt të kundërtën. Pavarësisht gjithë mundësive e zgjedhjeve që mund të bënte, vendosi t’i rikthehet radios, duke u bërë kështu IN.

Ky lajm ka ngritur interes të madh te publiku dhe te mediat e tjera online në vend si newsbomb.al, tiranapost.al apo revistawho.com. Shumë janë bërë konfuzë nëse Sokol Balla do lërë televizionin për dashurinë e tij të vjetër por këto dhe shumë të reja të tjera na i tregon vetë gazetari duke filluar nga 15 maji çdo të martë dhe të mërkurë në IN Radio.

kolazh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033190250396729