INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Soda apo kafe? Studimi: E përcaktojnë gjenet ‘emocionale’...

Soda apo kafe? Studimi: E përcaktojnë gjenet ‘emocionale’...

Publikuar më: 10:01 06-05-2019

Arsyeja se përse ju zgjidhni të pini një kafe, një birrë apo një lëng mund të shpjegohet me faktin se përzgjedhja ka të bëjë më shumë me mënyrën sesi ju ndiheni sesa me shijen.

Shkencëtarët prej kohësh kanë besuar se varitetet në gjenet e të shijuarit diktojnë edhe zgjedhjen që ne bëjmë për pije të ëmbla apo jo.

Por ekspertë të Universitetit të Cikagos shprehen se zgjedhjet tona bazohen në atë cka mendojmë se na bën të ndihemi mirë dhe jo duke u bazuar tek shija.

Grupi i hulumtuesve mori në studim dy grupe duke i ndarë, ata që konumojnë pije të ëmbla dhe ata që nuk konsumojnë pije të tilla. Në grupin e fundit bëjnë pjesë ata persona që pijnë kafe, birrë, verë.

Pjesëmarrësve iu kërkua të shënonin cfarë ata hëngrën dhe pinë për 24 orë dhe në fund të plotësonin një formular. U pas se të gjithë bënë zgjedhjet e tyre duke u bazuar më shumë tek mendimi dhe ndjenja sesa tek shija që mund të provonin.

Pra njerëzit pëlqyen më shumë të mendonin mënyrën sesi stimulant të tillë si kafeina mund t’i ndihmonin të zgjoheshin apo të ndiheshin më të gjallë. Ose njerëzit pëlqejnë qetësinë dhe efektet e reduktimit të ankthit që mund të sjellin elementët që përmbajnë pijet alkoolike sesa të shijojnë pijen.

Sipas ekspertëve gjenetika që i nënshtrohet preferencave tona lidhet me komponentët psikoaktivë të këtyre pijeve. Duke arritur në përfundim se njerëzit zgjedhin të pijnë kafe apo alkool vetëm për mënyrën sesi do të ndihen jo për shijen e ofruar.

Article Logic
Execution time: 0.0034379959106445