INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Smartphoni nga 2014 që ishte shumë përpara kohe

Smartphoni nga 2014 që ishte shumë përpara kohe

Publikuar më: 10:16 16-07-2018

Sharp Aquos Crystal padyshim që nuk ju kujot asgjë. E kush e ka dëgjuar ndonjëherë këtë emër apo për më tepër ta ketë parë ose përdorur në jetën e vërtëtë. Në kohën kur ky smartphone u lançua ai ngjante si diçka aliene.

Viti për të cilin po flasim është 2014. Sharp Aquos Crystal ishte smartphoni i parë me një ekran thuajse bezelless, sigurisht përveç cinit, për të cilin të gjithë në atë kohë po talleshin. Ekrani i jepte këtij smartphoni një pamje mjaft premium. Në cepa ekrani ishte 2.5D, pra ishte i ngritur mbi trupin dhe nuk kishte thuajse fare pjesë boshe anash.

►Ndiq insmart.al ne Instagram

Mbase meritonte më shumë pasi dizanji ishte shumë futurist, por ama probleme të shumta që dolën rrugës dhe dështimi u bë i merituar. Trupi i dobët plastik, ekrani me kualitet shumë të ulët pamjeje, kamera skandaloze, sistemi Android që ishte outdated apo CPU-ja që ishte tetjet e dobët ishin vetëm disa nga problemet. Bateria po ashtu ishte shumë e vogël dhe shkarkohej për rreth 2 orë e gjysmë. As çmimi prej 200$ nuk justifikoi dot gjithë këto probleme.

Sharp Aquos Crystal mbase ka shërbyer si model për ekranet e sotëm të smartphone, por dhe pse mjaft i bukur në pamje, ai mbetet dështim.

Article Logic
Execution time: 0.0031628608703613