INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skënderbeu humbet një tjetër gjyq! Zbulohen shkaqet e divorcit me vlerë 250mijë€ të klubit korçar

Skënderbeu humbet një tjetër gjyq! Zbulohen shkaqet e divorcit me vlerë 250mijë€ të klubit korçar

Publikuar më: 13:29 21-09-2018

Skënderbeu humb betejën në FIFA me mesfushorin nga Mali, Bakary Nimaga. I larguar këtë verë nga korçarët për t’u transferuar në kategorinë e dytë turke te klubi i ngjitur këtë vit Hatayspor, 23-vjeçari afrikan nuk e ka bërë ende debutimin me skuadrën e re, pasi transferimi i tij te Hatayspor ishte cilësuar si i parregullt nga klubi i Skënderbeut që e kishte çuar çështjen “Nimaga” në FIFA me pretendimin se mesfushori ishte ende nën kontratë me bardhekuqtë.
Megjithatë, në fund institucioni më i lartë i futbollit botëror ka dhënë vendimin dhe i fituar nga kjo betejë ka dalë Nimaga, i cili ka marrë dritën jeshile për të luajtur me klubin e ri, pasi kontrata që ka firmosur me Hatayspor është e vlefshme dhe mund të debutojë që nga kjo javë. Rrjedhimisht, Skënderbeu humbet një tjetër futbollist me peshë pa fituar asnjë qindarkë, ashtu siç ndodhi me Lilajn dhe Micin, të cilët u larguan pasi u përfundoi kontrata me korçarët.

Article Logic
Execution time: 0.0035598278045654