INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Skenarë për destabilizimin e Maqedonisë. Kërkohet dorëheqja e kryeministrit Zaev [VIDEO]

Publikuar më: 16:44 12-10-2017

Në prag të mbajtjes së zgjedhjeve lokale po lindin skenarë që kanë si qëllim destabilizimin e Maqedonisë. Nesër mbyllet fushata zgjedhore e partive dhe subjekteve politike, ndërkohë që grupime të caktuara kanë parashikuar të mbajnë protesta. Shoqata patriotike “Tvërdokorni”, ka thirrur një protestë ndërsa pritet ti dorëzojë presidentit Gjorge Ivanov, kërkesën që t’i merret mandati kryeministrit Zoran Zaev. Duke e konsideruar veten si bartës dhe mbrojtës të sovranitetit të Maqedonisë, ata akuzojnë kreun e qeverisë se po punon kundër interesave shtetërore, dhe kundër interesave kombëtare maqedonase. Më tej protestuesit deklarojnë se marrja e mandatit do të mundësojë marrjen e masave të nevojshme për të ruajtur rendin kushtetues dhe shtetin. Ky marsh protestues u mbahet para zyrës së delegacionit të Bashkimit Europian në Shkup, ku Tvërdokornat i drejtohen BE-së dhe NATO-së me 12 kërkesa protestuese. Mediat në Shkup shkruajnë se kjo nuk është hera e parë që kjo organizatë lëshon tone kërcënuese që ndikojnë në destabilizimin e vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0039050579071045