INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali me “Unazën ”, ARRSH rihap tenderin për sheshin ‘Shqiponja’

Skandali me “Unazën ”, ARRSH rihap tenderin për sheshin ‘Shqiponja’

Publikuar më: 13:24 13-12-2018

“DH Albania” është kthyer në një çështje pas skandalit 18 milion euro me lotin e parë të “Unazës së Madhe” të kryeqytetit, me kompaninë që ka falsifikuar disa të dhëna për aktivitetin e saj dhe për datën e themelimit.

Pasi ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri deklaroi se do t’i drejtohej Prokurorisë pas skandalit të “DH Albania”, ARRSH dje kallëzoi penalisht kompaninë në Prokurorinë e Tiranës.

Ndërsa sot, ARRSH ka njoftuar rishpalljen e procedurave garuese për lotin e parë të “Unazës së Madhe” të Tiranës që ka të bëjë me rehabilitimin e segmentit rrugor nga mbikalimi te “Pallati me shigjeta” deri te rrethrrotullimi i “Shqiponjës”.

Procedura e prokurimit do të jetë e hapur për objektin e kontratë/marrëveshjes me një fond limit prej 2 miliard e 246 milionë lekë pa TVSH. Ndërkohë që fondi për vitin 2019 është 539.2 milionë lekë.

Afati kohor për ekzekutimin e kësaj kontrate është 24 muaj, ndërsa ofertat ose kërkesat për pjesëmarrje do të pranohen deri më 14 janar 2019, ora 11:00, për t’u hapur më pas.

Vendimi vjen pas zgjidhjes së kontratës me bashkimin e operatorëve “DH Albania” & “Biba X”, për shkak të akuzave për falsifikim dokumentesh.

Article Logic
Execution time: 0.0032279491424561