INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali me stadiumin e ri, policia gjen kokainë e alkool brenda impiantit

Skandali me stadiumin e ri, policia gjen kokainë e alkool brenda impiantit

Publikuar më: 21:49 20-09-2018

Një skandal i vërtetë, ka shpërthyer në Angli, me stadiumin e ri të Totenhemit, i cili është akoma në ndërtim e sipër. Siç shkruan “The Sun”, ditën e sotme, pas disa kontrollesh, janë gjetur kokainë dhe pije alkoolike, në kraterin e ndërtimin, të cilat janë përdorur nga punëtorët.

Përfaqësues të firmës ndërtuese të stadiumit, kanë mohuar gjithçka, ndërkohë që ngjarja është munduar të mbahet e fshehtë, për të mos prishur imazhin e klubit. Diçka e tillë, i ka bërë akoma më të inatosur tifozët e “spërsave”, pasi data e përfundimit të ndërtimit të stadiumit vazhdon e shtyhet.

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043