INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali me përdorimin e të dhënave, Facebook bën ndryshime në rregullat e privatësisë

Skandali me përdorimin e të dhënave, Facebook bën ndryshime në rregullat e privatësisë

Publikuar më: 12:53 31-03-2018

Pas shqetësimeve se të dhënat e përdoruesve të rrjetit social janë përdorur për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016, Facebook ka njoftuar se ka bërë ndryshime. Kjo për të përmirësuar privatësinë e përdoruesve, duke iu dhënë atyre më shumë kontroll mbi informacionet e tyre.

Rrjeti social sot ka bërë të ditur se ka thjeshtësuar procedurën e ndryshimit të të dhënave për përdoruesit. Gjithashtu ka ndërmarrë hapa që të parandalojë që palët e treta të përdorin informacionet e përdoruesve të Facebook-ut.

Facebook po përballet me presion të madh pasi është raportuar se të dhënat e 50 milionë përdoruesve i janë dhënë kompanisë politike konsulente, Cambrigde Analytica. Kjo kompani ka qenë e punësuar nga fushata presidenciale e Donald Trump.

Cambridge Analytica, firmë politike konsulente, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, akuzohet për përdorimin e të dhënave të 50 milionë anëtarëve të Facebook-ut, për të ndikuar zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Por kjo kompani ka mohuar se ka keqpërodrur të dhënat e përdoruesve të rrjetit social.

Falja

Përmes reklamave në gazeta, Mark Zuckerberg, kërkoi publikisht falje për skandalin mbi përdorimin e paautorizuar të të dhënave të miliona përdoruesve të ‘Facebook’.

“Ju ndoshta keni dëgjuar se aplikacioni i një kuici të një shkencëtari u ka dhënë në mënyrë të paligjshme të dhënat e Facebookut të miliona njerëzve në vitin 2014”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga Zuckerberg që zë një faqe të plotë në gazetat Süddeutsche Zeitung dhe “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

“Kjo ishte prerje në besë dhe unë kërkoj falje që ne nuk kemi ndërmarrë asgjë në lidhje me këtë gjë më përpara.” Facebooku po merr hapat e nevojshëm që kjo të mos ndodhë përsëri. Zuckerbergu kishte kërkuar falje të dielën edhe në disa gazeta britanike për skandalin me të dhënat.

Article Logic
Execution time: 0.003770112991333