INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SKANDAL në Sunny Hill Festival! Reperi i njohur shoqërohet në rajon menjëherë pas performancës [VIDEO]

SKANDAL në Sunny Hill Festival! Reperi i njohur shoqërohet në rajon menjëherë pas performancës [VIDEO]

Publikuar më: 16:52 12-08-2018

Sunny Hill Festival padyshim që ka sjellë super perfomanca nga artistët e huaj dhe ata vendas, duke u kthyer në një prej festivaleve më të mëdha muzikore.

Por ashtu si në çdo eveniment të këtyre përmasave nuk mund të mungonin as incidentet apo skandalet.
Reperi i njohur botëror me origjinë nga Kosova, Action Bronson është parë teksa konsumonte substanca narkotike në skenë.

Siç duket dhe nga videot reperi nuk është menduar dy herë teksa ka ndezur në skenë një cigare hashashi.

Menjëherë pas performancës ai është shoqëruar për në Stacionin Policor në Prishtinë. Por duket s eme urdhër të Prokurorisë, reperi është liruar.

Megjithatë mund të themi se asgjë nuk e justifikon xhestin e tij në skenë!

Article Logic
Execution time: 0.0039060115814209