INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandal në spitalin e Beratit. Infermierët preken nga fruthi dhe kërcënohen nga drejtori [FOTO]

Skandal në spitalin e Beratit. Infermierët preken nga fruthi dhe kërcënohen nga drejtori [FOTO]

Publikuar më: 09:46 09-05-2018

Pas publikimit të lajmit që dy infermierë të spitalit të Beratit janë prekur nga fruthi nga një pacient 17-vjeçar, pranë IN TV ka mbërritur një denoncim. Një nga punonjësit e këtij spitali denoncon drejtuesit e Spitalit Rajonal të Beratit se po i i kërcënojnë që mos të flasin rreth kësaj ngjarjeje të rëndë. Skandali rritet edhe më shumë pasi infermierja e prekur është 3 muajshe shtatzënë dhe por rrezikon edhe fëmijën.

Ja një pjesë e denoncimit:
“Tek ne ka plasur fruthi dhe nuk po na mbron asnjë. Shoqja ime është shtatzënë 3 muajshe, e ka zënë fruthi dhe ne na kanë dhënë urdhër mos të tregojmë. Po puna është se na mbajnë nën presion. Punojmë pa asnjë mbrojtje, as doreza, as maska”.

pa_shoqe.png

 

Punojnë pa asnjë kusht, e madje kërcënohen me vendin e punës, edhe pse morën guximin për të denoncuar rastin, punonjës të spitalit nuk ngurojnë të thonë se ndihen të kërcënuar nga drejtuesit e tyre. 

Ja një pjesë e denoncimit:
“Dhe mjeket nuk i tregojnë infermiereve për rastet që kanë qenë me fruth. Kartelat i mbajnë të fshehura. Edhe ne na mbajnë nën presion. Se po e morën vesh këta direkt me heqin nga puna”.

foto_me_logo_2.jpg

Denoncimin e plotë ju ftojmë ta ndiqni në edicionin qëndor të lajmeve në IN News në orën 18:30.

Article Logic
Execution time: 0.0036320686340332