INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandal në Hollywood, Harvey Weinstein akuzohet për ngacmime seksuale ndaj aktoreve të famshme

Skandal në Hollywood, Harvey Weinstein akuzohet për ngacmime seksuale ndaj aktoreve të famshme

Publikuar më: 14:26 11-10-2017

Yjet e Hollywood-it po flasin kundër producentit Harvey Weinstein, pas akuzave të shumta të tij për ngacmime seksuale. Që kur prodhuesi i filmit u nuk është më kryetar i kompanisë së filmave Weinstein, aktore si Meryl Streep apo Jennifer Lawrence kanë reaguar ndaj sjelljes së tij "të pafalshme" ndërkohë që përkrahin femrat që kanë vendosur të flasin.

Ish -presidenti amerikan Barak Obama dhe bashkëshortja e tij Mishel u shprehën të neveritur nga ky skandal, ku dhe italiania Azia d'Argento, Gwyneth Paltrow e Angelina Jolie kanë akuzuar producentin për ngacmime seksuale e madje dhe përdhunim. Në një deklaratë të përbashkët Barak dhe Mishel Obama shprehen se çdo person që lëndon femrat në këtë mënyrë, meriton të dënohet pavarësisht statusit që ka. Duke bërë apel që kurajoja e grave që akuzuan publikisht ngacmimet, të vlerësohet, çifti Obama kërkon që fëmijëve t’u mësohet respekti në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

Ishte fillimisht revista The New Yorker, e cila ka raportuar se producenti i Hollywood-it, Harvey Weinstein, ka ngacmuar seksualisht 13 gra, tri prej të cilave kanë thanë se edhe i ka përdhunuar. Paditësja e cituar në The New Yorker, ka thënë se ajo nuk e kishte zbuluar rastin për 20 vite, nga frika se Weinstein, mund ta dëmtonte atë. Sipas revistës, policia kishte nisur një bisedë të Weinstein me një grua italiane, në një korridor të hotelit, në mars të vitit 2015. Por, për këtë rast, autoritetet vendosen që të mos ngrenë akuza.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107