INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandal në botën e modës, IKEA tallet me Balenciaga-n [FOTO]

Skandal në botën e modës, IKEA tallet me Balenciaga-n [FOTO]

Publikuar më: 11:20 27-04-2017

Çanta e famshme e pazarit të “IKEA”-s, që kushton vetëm 99 cent, sapo mori një gradim të jashtëzakonshëm në fushën e modës, falë kompanisë luksoze “Balenciaga”.

Kjo e fundit, e cila njihet për produktet e saj me çmime të kripura, krijoi një model të ri çante luksoze, që i ngjan frikshëm asaj të “IKEA”-s.

ikea-responds-balenciaga-original-frakta-bag-27.jpg

Të dyja çantat janë ngjyrë blu e ndezur, kanë të njëjtën formë dhe hapësirë të madhe brenda. Kur i vendos çantat krah njëra-tjetrës, ndryshimet thuajse nuk bien në sy, me përjashtim të atij më kolosal.

Çanta e “IKEA”-s, që njihet me emrin “Frakta” dhe që prodhohet me plastikë të riciklueshme, kushton më pak se një dollar, ndërsa sozia e saj nga “Balenciaga” kushton 2.145 dollarë.

ikea-responds-balenciaga-original-frakta-bag-2a.jpg

“Balenciaga” nuk ka komentuar për këtë rastësi të çuditshme, ndërsa në krahun tjetër, “IKEA”-s nuk i vjen aspak keq. Zyrtarë të “IKEA”-s thanë se janë të lumtur që çanta e “Balenciaga”-s i ngjan çantës së tyre, pasi një çantë shumëfunksionale dhe mbi të gjitha ngjyrë blu vlen për këdo.

ikea-responds-balenciaga-original-frakta-bag-6.jpg

Gjithashtu ne sajtin e IKEA-s duket se e kanë marrë plot me humor përshkim e çantës Frakta, si origjinale, e kohws dhe me çmim të arsyeshëm.

ikea-responds-balenciaga-original-frakta-bag-5.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0040578842163086