INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Skandal: Goli “fantazmë” që la SHBA jashtë Kupës së Botës [VIDEO]

Publikuar më: 13:49 11-10-2017

Një gol "fantazmë", por mjaft i rëndë për amerikanët, të cilët nuk do ta ndjekin kombëtaren e tyre në një botëror që prej vitit të largët 1986. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ia kanë dalë të kualifikohen për në Botërorin “Rusi 2018”, pasi janë mposhtur 2-1 nga skuadra më e dobët e grupit, Trinidad Tobago.

Humbja e SHBA favorizoi Panamanë, e cila përfitoi nga gafa e amerikanëve dhe me fitoren 2-1 ndaj Kosta Rikës siguroi një vend në Botëror.

Por fitorja e Panamasë është shoqëruar me mjaft polemika, pasi goli i barazimit i dhënë nga arbitri është inekzistent.

Pas një rrëmuje në zonë, topi mbetet pranë vijës fatale, ndërsa më pas një prej mbrojtësve e largon atë në goditje nga këndi, por arbitri merr vendimin absurd se topi e kishte kaluar vijën e portës dhe e vlerëson atë si gol.

 

Article Logic
Execution time: 0.0016279220581055