INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandal financiar/Klubet të “mbytura” në borxhe, me llogari

Skandal financiar/Klubet të “mbytura” në borxhe, me llogari "të ngrira" në Drejtorinë e Tatimeve

Publikuar më: 17:01 06-12-2018

Problemet të mëdha financiare me klubet shqiptare. Tashmë është Drejtoria e Tatimeve nëpërmjet së cilës gazeta “Panorama Sport” ka mësuar të vërtetën e hidhur se janë 14 skuadra të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë që rezultojnë të bllokuara dhe nuk janë korrekt me detyrimet e tyre ndaj qeverisë.

Në listën e ekipeve të bllokuara bëjnë pjesë ekipe të mëdha si Flamurtari, Luftëtari, Tirana, Kastrioti dhe Kamza, pra rreth 50% e ekipeve të Superiores.

Kjo tregon se shumica e klubeve funksionojnë në mënyrë informate dhe kanë një borxh të caktuar në këtë institucion. Llogaria e tyre rezulton e bllokuar, për shkak të borxheve të pashlyera. Ky është një skandal që kërkon patjetër një reformim të rregullave financiare në klubet shqiptare.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219