INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skamje në Kamzë. Basha takon familjet e përjashtuar nga ndihma ekonomike

Skamje në Kamzë. Basha takon familjet e përjashtuar nga ndihma ekonomike

Publikuar më: 14:57 21-02-2018

“Sytë” e demokratëve janë fokusuar tek familjet të cilat janë larguar nga skema e ndihmës ekonomike. Për këtë qëllim, kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur një tur takimesh, për të parë nga afër gjendjen e këtyre familjeve. Ajo që sjell kamera e PD janë dëshmi dhe pamje tronditëse nga takimi i Kryetarit Basha me familje të përjashtuara nga skema e ndihmës ekonomike në Bashkinë e Kamzës.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi disa familje ekstremisht të varfra, të cilat janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike. Dëshmitë tronditëse të grave kryefamiljare, të mbetura pa asnjë ndihmë, të nënave që nuk kanë bukë për fëmijët tregojnë lënien në mëshirë të fatit nga qeveria të më shumë se 20 mijë familjeve në të gjithë vendin
Marije Gjoka:
“Kisha burrin për KEMP dhe vdiq ditën që ia lidhën dhe vajta të kërkoja KEMP-in që ta varrosja dhe nuk ma dhanë. Më dhanë vetëm 50 mijë lekë për me e varros. Nuk e di nga t’ia mbaj. Ka ardhur kulmi.”
Sipas të dhënave të PD në bashkinë e Kamzës, vetëm në muajin janar janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike rreth 780 familje, por askush prej tyre nuk e di arsyen, edhe pse ata janë njësoj të varfër. Në frigoriferët apo dollapët e vjetër të Shpresa Arapit, Artur Rungos, Donika Shetës nuk ka asgjë për të ngrënë.
Lulzim Basha:
“Për çfarë u thanë që s’keni pikë mjaftueshëm? U dhanë shpjegim?”
Shpresa Arapi:
“Jo fare. Kemi mbetur pa asnjë lek. Nuk kemi asgjë dhe frigoriferin e kam bosh”.
Lulzim Basha:
“Pra, pa ndihmën ekonomike, ju do t’ju presin edhe dritat dhe ujin. Ose do t’ju marrin do t’ju çojnë në burg. Kjo është e papranueshme.”
“Bashkëshortja e Artur Rungos:
“Listën e kam bërë të gjatë në dyqan dh s’kemi me çfarë të paguajmë. Vetëm me borxhe dhe asnjë lloj ndihme”.
Lulzim Basha:
“Nuk u dhanë shpjegim pse ua hoqën ndihmën?
Artur Rungo:
“Jo fare, asnjë shpjegim.”
Lulzim Basha:
“Kishit ndihmë ekonomike?
Donika Sheta:
“Kisha, por ma kanë hequr tani”.
Lulzim Basha:
“Po pse ta kanë hequr?”
Donika Sheta:
“Më thanë që nuk plotëson kushtet. Nuk e di çfarë kushtesh, kur unë s’kam asgjë, asnjë kusht për të jetuar. Thanë nuk plotëson pikët. Nuk kam as lavatriçe, as dush. Asgjë nuk kam”.
Lulzim Basha:
“Po të ardhura të tjera përveç ndihmës ekonomike keni pasur?”
Donika Sheta:
“Kam vetëm 20 mijë lekë pension të vjetra.”
Lulzim Basha:
“Prandaj kemi ardhur, në radhë të parë t’i tregojmë botës kujt ia kanë hequr ndihmën, njerëzve më të pamundur dhe kjo është kriminale. Kjo do të thotë t’ju kërcënojë me bukën e gojës”.

Article Logic
Execution time: 0.0027420520782471