INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situata nga moti i keq në shumë zona të vendit ende problematike! Detajet e fundit...[FOTO]

Situata nga moti i keq në shumë zona të vendit ende problematike! Detajet e fundit...[FOTO]

Publikuar më: 11:59 11-01-2019

Banorët e zonave malore po ndeshen me shumë pasoja prej motit të acartë. Në zonat malore të Dibrës bora arrin trashësinë deri në 1.5 metër ç'ka ka sjellë izolimin e shumë fshatrave. Aksi nacional Peshkopi-Tiranë qarkullohet me zinxhirë. Por situata duket më problematike në rrugët e fshatrave që lidhen me qendrat e banuara si Peshkopi dhe Bulqizë.

Emergjente është situata dhe në Njësinë Administrative Ostren me rreth 5 mijë banorë, të cilët kanë kërkuar ndihmë, pasi mungon energjia elektrike si dhe nuk ka as kujdes mjekësor.
Në Tropojë, vijojnë të jenë të bllokuara Njësitë Administrative, Lekbibaj, Fierzë, Tropojë e Vjetër, Bytyq. Po ashtu edhe në Kukës, të izoluar nga bora janë njësitë, Arrëz, Zapod, Shishtavec.
Mësohet se Rruga e Kombit është e kalueshme me zinxhirë. Në qarkun e Shkodrës vijon të jetë i pezulluar mësimi. Ndërkaq, 6 fshatra të malësisë së Krujës janë ende të bllokuara.
Problematike është situata dhe në qarkun e Korçës, ku mësimi është pezulluar në Korçë, Pogradec, Devoll. Ndërsa akset nacionale në këtë zonë janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Po kështu dhe shumë fshatra të këtyre zonave vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Po gjithësesi fëmijët janë gëzuar pasi disa kanë dalë jashtë dhe kanë luajtur me dëborën.

saok.jpg

ssokkk.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.00400710105896