INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situata në Maqedoni. Vuçiç përkrahë opozitën!

Situata në Maqedoni. Vuçiç përkrahë opozitën!

Publikuar më: 12:53 05-10-2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç duke se po i jep zemër opozitës maqedonase me qëndrimin e tij. Vuçiç deklaroi se përkrah marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës, por nuk e nënvlerëson popullin e Maqedonisë, i cili, sipas tij, ka dhënë mesazh të qartë. “Kam konsideruar se marrëveshja është e mirë dhe këtë e konsideroj edhe sot. Konsideroj se çdo marrëveshje është shumë e rëndësishme për popullin e dy vendeve. Ne nuk përzihemi në punët e brendshme midis dy shteteve, edhe pse unë si kryetar i Qeverisë e kam përkrahur marrëveshjen”, tha Vuçiç në konferencën për media pas takimit me raportuesin e Parlamentit Evropian, Dejvid Mekalister. Por Vuçiç deklaroi gjithashtu se nuk është i verbër që të mos e shoh se çfarë ka ndodhur dhe cili është mesazhi i popullit. “Populli në Maqedoni ka sjellë vendim të qartë dhe nuk do ta injoroj si disa të tjerë”, tha Vuçiç. Ky qëndrim nënkupton se është në një vijë me VMRO-DPMNE-në. Kreu i shtetit serb tha gjithashtu se dëshiron çdo të mirë dhe sukses për Maqedoninë dhe Greqinë, sepse, siç tha, bëhet fjalë për popuj vëllazëror.

Article Logic
Execution time: 0.0038869380950928