INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situata e paprecedentë te Krimet e Rënda, zbarkojnë kreu i SHISH dhe drejtori i Policisë

Situata e paprecedentë te Krimet e Rënda, zbarkojnë kreu i SHISH dhe drejtori i Policisë

Publikuar më: 15:18 21-09-2018

Një situatë kaotike raportohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ku dy ditët e fundit kanë ndodhur shumë zhvillime. Ndaj 10 prokurorëve nisi hetim disiplinor ndërsa 3 të tjerë “u degdisën” në rrethe me urdhër të kryeprokurores Arta Marku. Sakaq, newsbomb.al mëson se dje dhe sot, pra prej dy ditësh, te Krimet e Rënda ku drejton Donika Prela, kanë shkuar kreu i SHISH Helidon Bendo dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Burimet bëjnë me dije se dy drejtuesit e lartë kanë shkuar për çështje të rëndësishme hetimore por nuk specifikohet konkretisht për cilën çështje bëhet fjalë. Marku kërkoi hetim disiplinor për prokurorët pasi këta të fundit refuzuan zgjedhjen me short të Prokurorit që do merrte në dorë çështjen Shullazi.

Marrë nga: Newsbomb.al

http://www.newsbomb.al/kaos-te-krimet-e-renda-zbarkojne-kreu-i-shish-dhe-drejtori-i-policise-se-shtetit-135130

 

Article Logic
Execution time: 0.0028867721557617