INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS

Sirianët kërkojnë azil në Shqipëri! Kërkesat janë dhjetëfishuar…[VIDEO]

Publikuar më: 10:56 07-11-2018

Zyra për emigracionin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara raporton se dhe Shqipëria është kthyer në një vend ku kërkesat për azil janë të larta.
Në vitin 2017 ishin vetëm 307 kërkesat për azil, ndërsa këtë vit në 8 muajt e parë shifra është dhjetëfishuar duke shënuar 3000 aplikime. Këto të dhëna i ka bërë publike përfaqësuesi i UNHCR-së, Pablo Zapata në një intervistë për median franceze AFP. Sipas tij pjesa më e madhe e azilkërkuesve janë refugjatë nga Siria. Po një burim i AFP-së pranë zyrave të BE-së në Tiranë, e quajti fenomenin si abuzim të sistemit të azilit, ndërsa Ministria e Brendshme ka përgënjeshtruar shifrat duke raportuar nuk ka më shumë se 500 azilkërkues të vërtetë, aplikimet e të cilëve po shqyrtohen. Media franceze shton se autoritetet shqiptare janë të frikësuara nga politikat e shtrënguara europiane për fluksin e refugjatëve dhe kjo mendohet se do sjellë paqartësi. Për këtë çështje, ka folur dhe zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda që sqaroi se Shqipëria nuk ka kapacitetet për pritjen e një numri të lartë të azilkërkuesve. Vitet e fundit Shqipëria është bërë një vend tranzit dhe po pret emigrantë nga Azia dhe Afrika e Veriut në Evropën Perëndimore. Shqipëria thuhet në shkrim nuk ka ende ambiente të posaçme që të jetojnë emigrantët veç qendrës së pritjes në Babrru, e cila ka kapacitet për 200 persona. Ndërsa emigrantët e tjerë përdorin kursime dhe po marrin me qira apartamente të lira.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00078010559082031
    array(1) { ["section"]=> string(68) "sirianet-kerkojne-azil-ne-shqiperi-kerkesat-jane-dhjetefishuar-77901" }