INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sipas revistës 'Forbes', pas borxhit prej 53 milionë dollarëve Kanye West shpallet si histori suksesi me një miliard dollarë të hyra vjetore [FOTO]

Sipas revistës 'Forbes', pas borxhit prej 53 milionë dollarëve Kanye West shpallet si histori suksesi me një miliard dollarë të hyra vjetore [FOTO]

Publikuar më: 14:27 10-07-2019

Kanye West është një ndër reperat më të famshëm, suksesshëm dhe të dashur për publikun në mbarë botën, i cili është dhe pronar I firmës më të madhe të këpucëve “Yeezy” nga Nike në Adidas.

“Perandoria e këpucëve” të Kanye Westit është një ndërmarrje miliarda dollarësh, sipas një tregimi të ri mbi përpjekjet e biznesit të reperit për revistën “Forbes”.

kim2.jpg

Sipas revistës “Forbes”, të ardhurat për linjën e atleteve janë vendosur në nivelin më të lartë prej 1.5 miliard dollarësh në vitin 2019 dhe të ardhurat e Kanye West gjatë 12 muajve të fundit shkojnë deri në 150 milion dollar.

Po të bëjmë një krahasim me atletet e Michael Jordan, është menduar të marrë honorare rreth pesë për qind në linjën “Air Jordan”, e cila bën shitjet vjetore prej rreth 3 miliardë dollarësh.

Ai e përshkruan linjën e tij të këpucëve si “Lamborghini i këpucëve”, i cili i është referuar shumave të mëdha që përfiton nga kjo kompani.

Në fund të vitit 2016, Kanye u ngrit një nivel më lart pasurie pasi i kërkoi Mark Zuckerbergut të investonte një miliard dollarë në “idetë” e tij dhe pretendonte se kishte 53 milionë dollarë në borxhe

Pas gjithë kësaj, reperi ka anulluar të gjitha fluturimet e tij dhe gjysmën e turneut të dytë fitimprurës ku dhe kontrolloi veten në spitalin e Los Anxhelosit nga simptoma e mungesës së gjumit dhe psikoze të përkohshme, vetëm për të dalë në një takim të çuditshëm me presidentin Donald Trump.

Donald-Trump-and-Kanye-WEst-1524501629-compressed.jpg

Por, si i thonë asaj fjalës “monedha kthehet” ai tashmë falë të ardhurave të mëdha, po shpenzon miliona për dyshemetë speciale të rezidencës së tij luksoze në Los Angeles duke sjellë specialistë nga Belgjika për këtë punë, ku do të qëndrojë së bashku me familjen e tij.

kim.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0039169788360596