INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Sipas kritikëve, filmin që mezi e prisnim mund edhe mos t’a shihni fare sepse ishte KOT !

Sipas kritikëve, filmin që mezi e prisnim mund edhe mos t’a shihni fare sepse ishte KOT !

Publikuar më: 23:05 06-06-2018

Filmi i shumë-përfolur Ocean’s 8 është pothuajsë këtu, por mendimet për të nga analistë të ndryshëm kanë filluar të qarkullojnë nëpër internet.

Filmi bashkon emra si Sandra Bullock, Cate Blanchett, Mindy Kaling, Sarah Paulson, Awkwafina, Helena Bonham Carter, Rihanna dhe Anne Hathaway dhe është versioni femëror i filmit Ocean’s 11.

Me pak fjalë, një bashkim fuqish i femrave më të famshme dhe më të përfolura të Hollywood.

Por dëshira e mirë e industrisë së filmit për të qenë gjithëpërfshirës, për të lartësuar imazhin e femrës dhe për të larguar misogjinizmin mesa duket nuk funksionon dhe aq mirë.

Sipas kritikëve, ngaqë fokusi kryesor i filmit kanë qenë FEMRAT dhe janë përdorur emra tepër të mëdhenj, filmi ka humbur sensin.

Sepse sigurisht siç ndodh rëndom, kur diçka ka shumë elementë të mirë brenda dëshira për t’i ekspozuar dhe përdorur të gjitha është e madhe. Por rezultatet rrallë janë të frytshme.

Disa kritikë u shprehën se kjo punë i ishte dukur shumë impersonale, pa karakter, thjesht si diçka që duhej bërë për hatër të GIRL POWER (fuqisë së femrës) dhe që ishte tepër e sforcuar.

Batutat nuk mungojnë, gjithashtu edhe referencat nga filmat origjinalë.

Filmi do të dali në kinema në 18 Qershor dhe tani nuk jemi më të sigurtë nëse duam t’a shohim apo jo…

Por gjithsesi duhet parë sepse nuk mund t’a humbim Rihannën në gjithë lavdinë e saj.



Banner-300x200px_-FINAL.jpg

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00078606605529785
    array(1) { ["section"]=> string(92) "sipas-kritikeve-filmin-qe-mezi-e-prisnim-mund-edhe-mos-t-a-shihni-fare-sepse-ishte-kot-60912" }